Flash

Tentoi të korruptonte policët me 600 euro, arrestohet 56-vjeçari në Kapshticë

Lapsi.al 29 April 2022
Tentoi të korruptonte policët me 600 euro, arrestohet

Kapen 2 kg kanabis në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës, nga polica kufitare. Në njoftimin zyrtar të policisë, bëhet me dije se autori ka tentuar të korruptojnë policët me shumën prej 600 euro, ndërkohë është bërë menjëherë arrestimi në flagrancë. Autori është shtetasi Gjovalin Zefi, 56 vjeç nga Shkodra dhe kërkonte të kalonte drejt Selanikut.

NJOFTIMI I PLOTË I POLICISË:

Policia Kufitare në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në DVP Korçë parandaluan dhe goditën një tjetër rast të trafikimit të lëndëve narkotike dhe mitdhënies. Tentoi të trafikonte sasi droge drejt Greqisë, nëpërmjet Pikës së Kalimit Kufitar Kapshticë dhe iu ofroi ryshfet punonjësve të policisë, me qëllim shmangien e kontrollit, bie në prangat e policisë një 56-vjeçar. Sekuestrohet 2 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis dhe 600 euro. Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë, në vijim të punës për rritjen e kontrollit me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e tentativës për trafikim të lëndëve narkotike, si dhe në bazë të analizës së riskut dhe shkëmbimit të informaciomeve me specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në dalje të Republikës së Shqipërisë, kanë përzgjedhur për kontroll të imtësishëm në vijën e dytë, automjetin tip “Mitsubishi” me drejtues shtetasin Gj. Z., 56 vjeç, banues në Shkodër. Si rezultat i kontrollit të ushtruar në mjet, në bagazhin e tij iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 7 pako me peshë 2 kilogram lëndë e dyshuar narkotike kanabis. Shtetasi Gj. Z., ka tentuar të korruptojë punonjësit e policisë duke iu ofruar 600 euro, me qëllim shmangien e kontrollit. Veprimet e mëtejshme procedurale dhe hetimore, u kryen nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Korçë, të cilët bënë arrestimin në flagrancë të këtij shtetasi për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, mbetur në tentativë dhe “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë të premte

Sipas MeteoAlb: Territori Shqiptar do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash gjatë gjithë ditës. Parashikohet që në orët e mesditës dhe pasdites vran...

07:59

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI