Flash

Përfundon takimi i Ramës me zyrtaren e DASH/ Donfried niset drejt Kuvendit

Lapsi.al 29 April 2022
Përfundon takimi i Ramës me zyrtaren e DASH/ Donfried niset drejt
Ka zgjatur një orë takimi i Ndihmës Sekretares për Byronë e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike, Karen Donfried me kryeministrin Edi Rama. Takimi mes tyre u zhvillua në kryeministri. Donfried u paraqit së bashku me ambasadoren Yuri Kim dhe një pjesë të stafit të saj. Ishte parashikuar që Rama dhe zyrtarja e DASH të mbanin një konferencë për mediat mirëpo duket se axhenda është shumë e ngjeshur e kjo nuk është realizuar dot. Pas takimit me Ramën, e shoqëruar nga ambasadorja Yuri Kim, Donfried i është drejtuar Kryesisë së Kuvendit, ku pritet të mbajë takimin me disa zyrtarët demokratë. 24 orë para Kuvendit të ish-kryeministrit Sali Berisha, e dërguara e Shteteve te Bashkuara të Amerikës ka ftuar në takim Jorida Tabakun dhe Enklejed Alibeajn.

Të këshilluara

Zbulohet "shtëpi bari" në Tropojë

Policia ka zbuluar një "shtëpi bari" në Tropojë në një ambient të përshtatur për kultivimin e kanabisit, me anë të llambave, në një banesë në të cilën kishte li...

10:03

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI