Flash

Zhupa për çështjen e Butrintit: Do e çojmë në SPAK

Lapsi.al 28 April 2022
Zhupa për çështjen e Butrintit: Do e çojmë në

“Do të shkoj në SPAK për Butrintin”, kjo ka qenë deklarata e deputetes së PD-së Ina Zhupa gjatë një replike me kryeministrin Edi Rama në Kuvend.

Sipas Ina Zhupës qeveria po e trajton Butrintin si mall tregtar, ndaj të mos çuditet askush që të blihen bileta avioni për të justifikuar milionat.

Zhupa shtoi se për këtë marrëveshje nuk është marrë mendimi i asnjë eksperti shqiptar, ndërsa akuzoi se qëllimi i vetëm është të pasurohet privati dhe të zhduket historia e Shqipërisë.

"Nëse është dhënë pronë private ndonjëherë në Butrint, kryeministri mund ta çoje në SPAK. Nëse nuk do të shkojë në SPAK se ka frikë se i hapen çështje të tjera, të ma japë mua se e çoj. Butrinti do jepet me koncesion, këtë nuk e mohoi as kryeministri. Butrinti tha ka partnerët tanë amerikanë, në fakt nuk na kompleksion, kjo është vetëm fasada, DASH thotë se korrupsioni është endemik në të gjitha degët dhe nuk ka sesi ministria jonë e kulturës të mos jetë pjesë e këtij korrupsioni", u shpreh Ina Zhupa.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI