Flash

“Do ndërtohet dhe kullë”/ Vijon përplasja për Butrintin, Zhupa akuza ministres Margariti

Lapsi.al 28 April 2022
“Do ndërtohet dhe kullë”/ Vijon përplasja për

Çështja e Butrintit është bërë sërish temë debati mes deputetes së Partisë Demokratike Ina Zhupa dhe ministres së Kulturës Elva Margariti. Gjatë fjalës së saj, Zhupa bëri me dije se pasuria kombëtare e Butrintit po jepet me koncesion duke shkatërruar pasurinë kombëtare dhe të ardhurat që sjell ai.

“Dua të informoj publikun se Butrinti do të jepet me koncesion, se identiteti jonë kombëtar është në rrezik dhe pritet që ti jepet një fondacioni privat. Shteti e lëshon Butrintin që është një ndër pasuritë më të rëndësishme kombëtare. Butrinti do të jepet me koncesion duke shkelur ligjet, se kanë miratuar në 2018 ligjin për dhënien me koncesion të pasurisë kombëtare, Ne kemi firmosur konventën e Parisit dhe ajo i detyron shtetet anëtare që të mbajnë përgjegjësi për pasuri  kombëtare,. E drejta e informimit për çdo qytetar është që të dijë që atë që prodhon më shumë para si Butrinti dhe do ta japë për koncesion. E drejta e çdo qytetari shqiptar për të qenë i informuar kur bëhet një aferë, e drejta ime është që marrim dokumente të plotë”, ka thënë Zhupa.

Nga ana tjetër ministrja e Kulturës, Margariti që ka ironizuar deputeten duke i thënë se është një regjisore e dështuar.

“Keqardhje për kohën e humbur në komisionet dëgjimore dhe më vjen keq se dhe kur flasim me shifra je në  një kompliment je një regjisore e humbur. Fondacioni është nën menaxhimin e ministrit të Kulturës shqiptar, që do të bëjë një tërheqje sa më shumë  të vizitorëve”, është shprehur ajo.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI