Flash

Fshihej në një hotel, arrestohet autori i dyshuar i plagosjes së Edis Reçajt

Lapsi.al 28 April 2022
Fshihej në një hotel, arrestohet autori i dyshuar i plagosjes së

Autori i dyshuar i plagosjes me armë zjarri të 28-vjeçarit Edis Reçaj është vënë në prangat e policisë së Shkodrës. Autori, i identifikuar si Elfat Salihi, u kap në një hotel në lagjen “Mark Lula”.

Ngjarja ndodhi më 19 prill 2022, pranë një lokali në lagjen Perash. Edis Reçaj 28 vjeç, mori një plumb në këmbë, ndërsa u paraqit vetë në spitalin e Shkodrës, jashtë rrezikut për jetën. Reçaj fillimisht deklaroi se nuk e njihte autorin por policia kishte dyshime se ata ishin bashkë para se të konfliktoheshin. Pas krimit autori duket se është fshehur në një hotel në lagjen "Mark Lula" të Shkodrës ku dhe u arrestua.

Policia e Shkodrës informon se plagosja e 28 vjeçarit Reçaj ndodhi për motive të dobëta.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI