Flash

"Butrinti, molla e sherrit"/ Rama: S’ka marrëveshje sekrete, ju ka zënë sytë lufta me SHBA-në

Lapsi.al 28 April 2022
"Butrinti, molla e sherrit"/ Rama: S’ka marrëveshje

Çështja e Butrinti është bërë sërish temë e nxehtë debati në Kuvend. Ajo që nisi fillimisht si një përplasje mes deputetes demokrate Ina Zhupa dhe ministres së Kulturës Elva Margariti në Komisionin Parlamentar të Edukimit, u përshkallëzua edhe më tej sot në seancën plenare. Përveç deputetes dhe ministres që kanë vijuar me akuzat e ndësjellta, në debat është përfshirë edhe kryeministri Edi Rama. Teksa fliste për Butrintin, kryeqeveritari nuk i ka kursyer fyerjet ndaj deputetëve të opozitës. Rama tha se nuk ka marrëveshje sekrete për këtë çështje, ndërsa i cilësoi deputetët demokratë si “të prekur nga budallëku”.

"Jeni të njëjtët, nuk ndryshoni, nuk ka rëndësi fare se disa nga ju nuk kishin lindur kur u hapën kioskat. Kopeja juaj ka logjikën e vet, ju kioskën e keni në kokë. Keni të gjithë moshën e atij të vdekurit që e dini për të gjallë. Parku i Butrinit sot, falë punës që kemi bërë ne, këtyre marrëveshjeve, prej vitesh ka vazhduar të qëndrojë në fuqi bashkëpunimi dhe ka vazhduar të ecë puna në Butrint në saj të këtyre marrëveshjeve që kontribuojnë për këtë vend. Butrinti patjetër që do ketë aktivitete fitimprurëse, ky nuk është mëkat, por ju duhet të shikoni se për çfarë do përdoren për Butrintin. Do përdoren për Butrintin. Parku do bëhet siç themi ne, ju flisni sa të doni, ne dimë se çfarë bëjmë, ju nuk dini se çfarë flisni. Partneri ynë është fondacioni shqiptaro-amerikan. Ky fondacion nuk je kredi, nuk kërkon asgjë nga shteti shqiptar veç partneritetit. Ata investojnë dhe ne investojmë, së bashku siç kemi bërë në shumë projekte. Në Butrint po kalohet në modelin e administrimin e parqeve kombëtare në botën e zhvilluar. Qëllimi është që Butrinti të jetë Park Kombëtarë që të vazhdojë të rrisë fuqinë atraktive, të vijojë të zhvillohet në sensin e gërmimeve arkeologjike dhe ne jemi krenarë për këtë marrëveshje dhe shumë falënderues fondacionit që ka marrë përsipër këtë investim, të kërkuar prej nesh. Ne jemi shumë krenar për këtë marrëveshje dhe falënderues që fondacioni ka marrë përsipër të bëjë këtë investim. Fondacioni ka pranuar të hyjë në këtë proces dhe Butrinti do të jetë edhe e para zonë e cila do të hyjë në hartën e zonave pa asnjë përqindje karboni, pra komplet zonë e gjelbër në sensin jo me pemë dhe shkurre por me të gjitha aktivitetet e brendshme pa asnjë përqindje karboni. Për të gjitha këto, jemi shumë krenar", tha Rama.

Ndër të tjera, Rama shtoi se investimi do të bëhet nga Fondacioni Shqiptaro-Amerikan, duke theksuar se nuk është mëkat që Butrinti do të ketë aktivitete fitimprurëse. Ai tha po ashtu se Parku i Butrintit do të jetë i pari që do të hyjë në hartën e parqeve me zero përqindje karboni.

 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI