Flash

E diela ditë pa makina në Tiranë, ndalohet qarkullimi në këto rrugë

Lapsi.al 24 April 2022
E diela ditë pa makina në Tiranë, ndalohet qarkullimi në

Ashtu siç është paralajmëruar ditë më parë, çdo e dielë në Tiranë do të jetë një ditë pa makina ku në disa prej akseve rrugore do të ndalohet qarkullimi duke nisur nga ora 09:00 deri në orën 15:00. Nisma e ndërmarrë, synon të reduktojë ndotjen në qytet.

Kufizimi i qarkullimit të automjeteve, në kuadër të Ditës pa Makina, sot nga ora 09:00 deri në orën 15:00, do të jetë në segmentet e mëposhtme:

– Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”- nga Ministria e Brendshme deri në fillim te “Ish- Hotel Dajti”.

– Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” nga Ura e “ish Hotel Dajtit” deri në kryqëzimin me rrugën “Ismail Qemali”.

– Segmenti i rrugës -Myslym Shyri- nga kryqëzimi i Gjykatës së Lartë me drejtim dalje në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

2. Qarkullimi i automjeteve, mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të bëhet sipas planit të lëvizjes më poshtë:

– Mjetet e emergjencës, Policisë së Shtetit, Shërbimit Publik Urban Qytetas dhe Taxi 4+1 do të jetë i mundur për gjatë gjithë kohës në segmentet e përcaktuara në pikën I të kësaj urdhërese.

– Për të gjithë automjetet e tjera aksesi do të jetë në rrugët “Ibrahim Rugova”, Blv. “Zhan D’Ark”, Blv. “Bajram Curri” dhe “George.W.Bush”. Qarkullimi në kryqëzimin e rrugës “Myslym Shyri” me rrugën “Ibrahim Rugova” do të jetë i detyruar djathtas.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI