Flash

Trafikonin drogë nga Shqipëria në Spanjë dhe Finlandë, goditet grupi kriminal

Lapsi.al 23 April 2022
Trafikonin drogë nga Shqipëria në Spanjë dhe Finlandë,

Policia në Usimaa ka goditur një rrjet të madh të trafikimit të drogës. Kjo bandë raportohet se njihet si Mantaqa. Sipas mediave të huaja, droga trafikohej nga Shqipëria në Spanjë dhe më pas nëpërmjet postës përfundonte në Finlandë.

Mikko Minkkinen, kryeinspektor i policisë tha se midis janarit dhe shkurtit grupi kishte dërguar me postë rreth 70 kilogramë marihuanë në Finlandë. Droga kishte një vlerë rreth 700 mijë euro.

Policia deri më tani ka sekuestruar rreth 13 kilogramë lëndë narkotike kontrabandë. Hetuesit thanë se një shqiptar i mori pakot me marihuanë nga posta duke përdorur një identitet të rremë.

Ky i dyshuar u mbajt në paraburgim pasi u kap nga policia në një apartament në Tikkurila të marrë me qira nga një prej të dyshuarve kryesorë, sipas Minkkinen.

Pasi droga ishte në Finlandë, të dyshuarit e paketuan lëndën narkotike në thasë të mbyllur me vakum në një objekt industrial në Nurmijärvi.

Nga aty, çantat përfunduan në rrugët e Helsinkit, Vantaa dhe Kerava. Katër të dyshuarit kryesorë janë të lindur në vitet 1993, 1995, 1996 dhe 1997. Pesë persona të tjerë dyshohen për vepra të rënda trafikimi të lëndëve narkotike në lidhje me rastin.

Të këshilluara

5 të arrestuar në Tiranë (Akuzat)

Pesë persona janë arrestuar në Tiranë për veprat penale, si drejtim automjeti në gjendje të dehur, aksidente dhe drejtimi i motomjetit pa leje drejtimi. Një 33 ...

13:45

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI