Flash

One Telecommunications ofron produkt të dedikuar për studentët

Lapsi.al 23 April 2022
One Telecommunications ofron produkt të dedikuar për studentët

One Telecommunications nënshkroi marrëveshje me Bashkinë e Tiranës për ofrimin e një produkti të dedikuar për studentët, me tarifa preferenciale.

Marrëveshja u nënshkrua mes Drejtorit Komercial të One Telecommunications, z. Athanasios Paraskevas dhe zv/Kryetares së Bashkisë Tiranë, znj. Anisa Ruseti. Kjo marrëveshje bëhet në kuadër të shërbimeve që ofrohen për studentët që pajisen me kartë studenti, të cilët tashmë do të përfitojnë me tarifë të reduktuar edhe produktin që One Telecommunications ka krijuar për nevojat e studentëve.

Ky produkt synon të përmbushë nevojat e të rinjve që pajisen me kartë studenti, të cilën bashkia e ofron edhe me një seri përfitimesh të tjera.

Gjithashtu, ky produkt nga One Telecommunications mund t’i ofrohet edhe studentëve jashtë Bashkisë Tiranë, që pajisen me vërtetim studenti, nga universiteti ku studiojnë.

Produkti konsiston në One Student Plan i cili përfitohet me 26.6% ulje (nga 1,500 lekë/muaj merret me 1,100 lekë/muaj).

Interneti i shtëpisë pa kabllo, i cili përfitohet me 25% zbritje (nga 1,200 lekë/muaj, shkon 900 lekë/muaj).

Produktet e kombinuara, One Student Plan + Homenet që të dyja bashkë përfitohen me 25% zbritje (nga 2,000 lekë/muaj, në 1,500 lekë/muaj)

Plani One Unlimited Student është me kontratë dhe përmban benefitet si më poshtë:

- 3,000 Minuta Kombëtare

- 3,000 SMS

- 25 GB Internet me shpejtësi maksimale

- 100 GB Internet për platformat E-Learning (Zoom, Microsoft Teams, Google Classroom)

- 100 GB Music Streaming

- Internet pa limit me shpejtësi të reduktuar.

One Telecommunications do të vazhdojë të sjellë produktet me ofertat më të mira për të gjithë klientët e saj.

 

Të këshilluara

Ekonomia e votës dhe e parave të pista!

Prania e parave të pista, jo vetëm në ekonominë e vendit, por veçanërisht në jetën publike dhe politike, jo vetëm që nuk po merr një zgjidhje finale, por po kth...

10:11

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI