Flash

Dhunuan dy policë në Bulqizë, një i arrestuar dhe dy në kërkim

Lapsi.al 23 April 2022
Dhunuan dy policë në Bulqizë, një i arrestuar dhe dy në

Një person ka rënë në prangat e policisë dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim nga policia e Bulqizës, pasi akuzohen se kanë kundërshtuar dhe dhunuar fizikisht dy punonjës të uniformave blu.

Sipas policisë është ndaluar drejtuesi i mjetit, shtetasin I. L., 30 vjeç, banues në Bulqizë, i cili duke drejtuar mjetin nën efektin e alkoolit, ka kundërshtuar me forcë punonjësit e policisë duke mos i lejuar të kryenin testin e alkoolit dhe të mos shoqërohej në komisariat.

Ndërsa dy pasagjerët kanë mundur të largohen por janë identifikuar dhe shpallur në kërkim dhe konkretisht shtetasit A. S., 22 vjeç dhe A. D. 30 vjeç, banues në Bulqizë, të cilët kanë goditur punonjësit e policisë duke u shkaktuar dëmtime trupore, me qëllim që mos shoqërohej në Komisariat drejtuesi i automjetit.

“Kundërshtuan me forcë dhe goditën punonjësit e Policisë Rrugore, vihet në pranga drejtuesi i mjetit dhe shpallen në kërkim dy pasagjerët.

Shërbimet e Njësisë Operacionale të Drejtorisë së Policisë Rugore, pranë mbikalimit në Qytetin e Bulqizës, kanë konstatuar dhe ndaluar një automjet “Benz”, pasi u konstatua se kryente manovra gjatë lëvizjes.

Gjatë procesit të verifikimit, punonjësit e policisë hasën në rezistencën e drejtuesit të mjetit dhe të pasagjerëve që ndodheshin në këtë mjet, për të mos kryer testin e alkoolit drejtuesi i mjetit. Të tre shtetasit në bashkëpunim me njëri tjetrin kundërshtuan me forcë punonjësit e policisë duke ju shkaktuar dëmtime fizike dy prej punonjësve të policisë.

Shërbimet e policisë kanë mundur të vënë në pranga drejtuesin e mjetit, shtetasin I. L., 30 vjeç, banues në Bulqizë, i cili duke drejtuar mjetin nën efektin e alkoolit, ka kundërshtuar me forcë punonjësit e policisë duke mos i lejuar të kryenin testin e alkoolit dhe të mos shoqërohej në komisariat.

Ndërsa dy pasagjerët kanë mundur të largohen por janë identifikuar dhe shpallur në kërkim dhe konketisht shtetasit A. S., 22 vjeç dhe A. D. 30 vjeç, banues në Bulqizë, të cilët kanë goditur punonjësit e policisë duke u shkaktuar dëmtime trupore, me qëllim që mos shoqërohej në Komisariat drejtuesi i automjetit”, thuhet në njoftimin e policisë

Të këshilluara

Ekonomia e votës dhe e parave të pista!

Prania e parave të pista, jo vetëm në ekonominë e vendit, por veçanërisht në jetën publike dhe politike, jo vetëm që nuk po merr një zgjidhje finale, por po kth...

10:11

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI