Flash

Tiranë, gjyshja denoncon në polici humbjen e nipit

Lapsi.al 23 April 2022
Tiranë, gjyshja denoncon në polici humbjen e nipit

Një 52-vjeçare është drejtuar pranë policisë së Tiranës ditën e djeshme duke njoftuar humbjen e nipit të saj. Gruaja tha se nipi 32-vjeçar vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe se kishte humbur kontaktet me të.

Duke mos e gjetur te të afërmit dhe shokët, ajo i është drejtuar policisë duke kërkuar prej tyre të nisin kërkimet.

Deri më tani nuk ka asnjë gjurmë të të riut në Tiranë, edhe pse policia thotë se po vijon kërkimet.

“Më datë 22.04.2022, shtetasja V. M., 52 vjeçe, ka kallëzuar se është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më, nipi i saj, shtetasi E. T., 34 vjeç, i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor. Punohet për gjetjen e tij”, njofton policia.

Të këshilluara

Ekonomia e votës dhe e parave të pista!

Prania e parave të pista, jo vetëm në ekonominë e vendit, por veçanërisht në jetën publike dhe politike, jo vetëm që nuk po merr një zgjidhje finale, por po kth...

10:11

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI