Flash

Ekuilibrat në biznes/ Çfarë fshihet pas ekzekutimit të shqiptarit Alban Gropçaj në Brazil

Lapsi.al 23 April 2022
Ekuilibrat në biznes/ Çfarë fshihet pas ekzekutimit të

Një italian dhe dy brazilianë kanë dalë para gjykatës braziliane pasi akuzohen për ekzekutimin me armë zjarri në shkurt të vitit 2019 brenda në makinë të shqiptarit Alban Gropçaj.

Dy persona iu afruan me motor te makina e 28 vjeçarit Gropçaj dhe qëlluan tre herë ndaj tij duke e lënë të vdekur në vend. Një italian dhe dy brazilianë janë autorët e dyshuar të ngjarjes së rëndë e ndodhur në qytetin e Caucaias, të Rajonin Metropolitan të Fortalezas së Brazilit në shkurt të vitit 2019.

Alban Gropçaj ishte i punësuar nga i pandehuri italian i quajtur Guido Bertola, në një kompani me qendër në Itali. Ata udhëtuan të dy drejt Brazilit për çështje pune, por që në fakt do të rezultonte fatale për shqiptarin. Sipas hetimeve të prokurorisë braziliane Gropçaj u vra nga dy persona (njëri prej tyre i paidentifikuar) me urdhër të një gruaje braziliane dhe vetë italianit që ishte shefi i tij.

Sipas hetimeve, italiani kërkonte eliminimin e shqiptarit për “interesa financiare”, pasi Gropçaj do të zhvillonte një projekt të madh në kompaninë e italianit. Por ky i fundit i druhej fuqizimit të shqiptarit dhe kishte frikë mos i rrënonte biznesin. Ndërkaq, gruaja braziliane e cilësonte shqiptarin si pengesë në raportet me italianin.

Ngjarja kriminale ndodhi gjatë kthimit nga një restorant në Fortaleza të Brazilit. Teksa shqiptari po shkonte në shtëpinë e italianit, në Caucaia, dy persona iu afruan me motor, më pas e nxorën nga automjeti dhe e ekzekutuan me tre plumba, dy në kokë dhe një në shpinë.

Nga hetimet rezultoi se viktimës nuk i ishte grabitur asgjë. Kjo bëri që policia të rrëzonte tezën e grabitjes. Sipas prokurorisë braziliane makina drejtohej nga vetë italiani natën e krimit. Italiani ndalon makinën pranë bordurës, i mban dyert e mbyllura në pritje të ekzekutorëve për të hequr qafe 28 vjeçarin shqiptar.

Gjithashtu hetimet shpjegojnë se atë natë nuk është dëgjuar asnjë frenim në momentin kur atentatorët kanë kryer vrasjen. Prokuroria dhe policia beson se i akuzuari ka parkuar automjetin në pritje të vrasësve.

Hetimet kanë dalë në përfundimin se viktima nuk kishte armiq në Itali apo Brazil. Ai madje kaloi katër ditë në Caucaias dhe ‘në asnjë moment nuk u përfshi në ndonjë situatë që mund të krijonte përplasje apo sherre”. Një detaj që shton dyshimet mbi italianin lidhet edhe me qytetarët e Caucaias të cilët shprehen se ky është qytet që shumë rrallë mund të bjerë pre e grabitjeve.

Të këshilluara

5 të arrestuar në Tiranë (Akuzat)

Pesë persona janë arrestuar në Tiranë për veprat penale, si drejtim automjeti në gjendje të dehur, aksidente dhe drejtimi i motomjetit pa leje drejtimi. Një 33 ...

13:45

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI