Flash

Ilir Meta: S’do të ketë më opozitë që i ikën betejave. Do të jemi në çdo rrugë dhe rrugicë

Lapsi.al 15 April 2022
Ilir Meta: S’do të ketë më opozitë që i ikën

Presidenti Ilir Meta nuk preferoi të tregonte emra për pasardhësin e tij në Presidencë.

Nga një konferencë për mediat, Meta deklaroi se pas përfundimit të mandatit, do të angazhohet në një opozitë të fortë.

“Nuk kam asnjë emër! Për mua është e rëndësishme që Presidenti apo Presidentja e ardhshme të respektojë Kushtetutën e Shqipërisë, të mbroj sovranitetin dhe integritetin e Republikës, të udhëhiqet nga interesi kombëtar dhe publik. Kjo s’është e lehtë. Gjithmonë ka pasur probleme mes institucionit të presidentit dhe kryeministrave. Pushteti tenton drejt kapjes së pushtetit dhe në analizat e kohës së kaluar, zbulohet që koha më bashkëpunuese mes institucionit të Presidentit dhe Kryeministrisë ka qenë kur unë kam qenë kryeministër dhe Rexhep Mejdani President.

S’do të ketë më opozitë që i ikën betejave, duke favorizuar pikërisht cënimin e demokracisë dhe këtyre parimeve. Opozita është kudo përtej kësaj dere, në çdo rrugë dhe rrugicë të Shqipërisë”, u shpreh Presidenti në ikje, Ilir Meta.

Lexo më tej: "Të ndërmerren reforma"/ Presidenti Meta i bën një thirrje të fortë qeverisë e Kuvendit 

©LAPSI.AL

Të këshilluara

Studenti merret peng në mes të Tiranës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku një student është rrëmbyer në mes të kryeqytetit duke i vënë armën në brinjë. Burime nga Policia bëjnë me dije se n...

12:59

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI