Flash

Berisha denoncon: Lulzim Basha dreka e darka me Aqif Rakipin

Lapsi.al 15 April 2022
Berisha denoncon: Lulzim Basha dreka e darka me Aqif Rakipin

Sali Berisha deklaroi se Lulzim Basha ka drekuar dhe darkuar me ish-deputetin Aqif Rakipi, tashmë i sanksionuar nga SHBA.

Lexo më tej: Njolla amerikane/ Kush janë gjashtë shqiptarët në listën e zezë të SHBA 

"Unë kam shprehur hapur dhe qartë mendimin tim. Kam qenë dhe do të mbetem për të gjithë sanksionet që mbështeten në prova. Nuk kam hezitim për cilindo. Rasti konkret, nuk jam future shumë në hollësi se po të futesha më dilte një seri drekash dhe darkash të Lulzim Bashës me Qifen dhe përpjekjet e tij për ta vendosur në koalicion me PD. E kam takuar një herë në jetën time, dënoj aktet e blerjes apo shitjet e votës. Unë e kam mbajtur përgjigjen time që mbështes argumente e prova dhe sigurisht nuk mbështes vendime pa argumente dhe prova, unë dënoj çdo akt dhe blerje votash. Unë nuk kam folur për personin, sepse më dilte seriali i drekave të Bashës me këtë. S’kam dashur të ndërhy në këto drekat dhe darkat, në çështjet private. S’e kam parë të arsyeshme”, u shpreh Berisha në një konferencë nga selia blu.

Lexo më tej: Pse Rama dhe Berisha heshtën për përfshirjen e Aqif Rakipit në listën e zezë të SHBA 

©LAPSI.AL 

Të këshilluara

Studenti merret peng në mes të Tiranës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku një student është rrëmbyer në mes të kryeqytetit duke i vënë armën në brinjë. Burime nga Policia bëjnë me dije se n...

12:59

Shpërthen në flakë ndërtesa në Kombinat

Merr flakë një ndertesë në Kombinat. Zjarrëfiksja është nisur drejt vendit të ngjarjes. Sipas burimeve paraprake raportohet se zjarri është i përmasave të më...

12:10

ide

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI