Flash

“Dreka e darka mes Bashës dhe Aqifit”/ Bardhi ironizon: Kjo është “opozitë e vërtetë”

Lapsi.al 15 April 2022
“Dreka e darka mes Bashës dhe Aqifit”/ Bardhi ironizon: Kjo

Deputeti demokrat, Gazment Bardhi ka reaguar në lidhje me deklaratat e ish-kryeministrit Sali Berisha për situatën në PD, por edhe sanksionet e vendosura ndaj Aqif Rakipit dhe Ylli Ndroqit. Bardhi ka ironizuar deklaratën e Berishës mbi drekat e konsumuar mes Lulzim Bashës dhe Aqif Rakipit. Bardhi shkruan, se Berisha kishte qëndrim interesant, duke pretenduar se Rakipi nuk është shpallur 'non grata' sepse ka blerë vota në llogari të Ramës, por sepse ka ngrënë drekë me Bashën. Bardhi thumboi duke e quajtur “opozitën e vërtetë”.

“Qëndrim interesant i Sali Berishës: Nuk ka komentuar vendimin për sanksionet e SHBA ndaj Aqif Rakipit, me qenë se ai nuk qenka shpallur non-grata se ka blerë vota në bashkëpunim me krimin e organizuar për llogari të Edi Ramës, por sepse ka ngrenë drekë me Lulzim Bashën. “Opozitë” e vërtetë, jo llafe”, shkruan Bardhi.

Të këshilluara

Studenti merret peng në mes të Tiranës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku një student është rrëmbyer në mes të kryeqytetit duke i vënë armën në brinjë. Burime nga Policia bëjnë me dije se n...

12:59

Shpërthen në flakë ndërtesa në Kombinat

Merr flakë një ndertesë në Kombinat. Zjarrëfiksja është nisur drejt vendit të ngjarjes. Sipas burimeve paraprake raportohet se zjarri është i përmasave të më...

12:10

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI