Flash

Fenomeni i prostitucionit në qendrat e masazhit, arrestohet një tjetër pronar (Detajet)

Lapsi.al 15 April 2022
Fenomeni i prostitucionit në qendrat e masazhit, arrestohet një

Një tjetër qendër masazhi ku ushtrohej prostitucion është zbuluar në Tiranë, ndërsa është arrestuar administratori i këtij biznesi.

Policia njofton se u arrestua 29-vjeçari A. B., për veprat penale “Shfrytëzimi i prostitucionit” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”.

Sipas policisë, u procedua penalisht në gjendje të lirë 37-vjeçarja E.M., për veprën penale "Prostitucion".

Fenomeni i qendrave të masazheve që funksionojnë si qendra ushtrimi prostitucioni është përhapur prej kohësh në kryeqytet. Pothuajse çdo muaj policia godet bizense të tilla që ndryshe marketojnë shërbimet, e tjetër shërbime ofrojnë. Më poshtë ju sjellim përgjime nga brenda qendrave të tilla të prostitucionit.

Lexo më tej: 

Brenda qendrave të masazheve që ushtrojnë prostitucion, përgjimet e vajzave punëtore 

Kamera e fshehtë brenda “qendrës së masazhit” ku ofrohen shërbime seksuale 

Detaje nga policia: 

"Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, pas një pune të mirëfilltë hetimore, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Double”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

– A. B., 29 vjeç, për veprat penale “Shfrytëzimi i prostitucionit” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”;

Gjithashtu, u procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasja E. M., 37 vjeçe, për veprën penale “Prostitucioni”.

Shtetasi A. B. administronte një qendër masazhesh në rrugën “5 Maji”, në të cilën kishte punësuar shtetasen E. M. Përveç aktivitetit të regjistruar ligjërisht si qendër masazhesh, në këtë ambient ushtrohej edhe aktiviteti i kundërligjshëm i prostitucionit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale." 

©LAPSI.AL 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI