Flash

Vidhnin kabllot elektrike, arrestohen dy të rinj në Vorë

Lapsi.al 14 April 2022
Vidhnin kabllot elektrike, arrestohen dy të rinj në Vorë

Dy të rinj kanë rënë në prangat e policisë në Vorë, pasi akuzohen për vjedhje. Policia bën me dije se në kuadër të operacionit “Sakosa”, u arrestuan D. S., 28 vjeç dhe A. Xh., 20 vjeç, banues në fshatin Marikaj, për veprën penale “Vjedhja”, e kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë.

Ata janë kapur në flagrancë, nga shërbimet e Policisë, gjatë kohës që po tentonin të vidhnin disa profile hekuri, për tabela reklamuese, në lagjen Sakosë, Vorë.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 31 mars, kanë vjedhur kabllo elektrike në ambientet e një impianti për prodhimin e paneleve diellore.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI