Sali Berisha deklaron se Edi Rama i ka mbyllur dosje veprash penale Lulzim Bashës.
"Mund t'ju them me përgjegjësi të plotë se ditën e enjte, pas emisionit Opinion, ku Edi Rama desh ia mbathi si i tromaksur si asnjëherë kur i doli në LED çështja e inceneratorëve. U ngrit. Pas këtij emisioni ai deklaroi se atij unë i kam mbyllur dosjen ruse. Ajo që në atë kohë unë e mohoja se është ruse, ajo, sipas Edi Ramës dhe sipas disa të dhënave të tjera, ka qenë ruse. është shumë thjeshtë e investigueshme, shumë thjeshtë e hetueshme. Merrni listën në Prokurori të sponsorëve të tij në SHBA dhe nëse del një prej tyre që thotë se unë i kam dhënë paratë Nick Muzinit. Asnjë".
Pyetje: E keni cilësuar zotin Basha peng dhe për shkak të dosjeve nuk largohet. Po tani që ka dhënë dorëheqjen?
Tani që ka dhënë dorëheqjen ai është anëtar i grupit parlamentar. Ka një seri procesesh, ia ka krijuar vetes. Ka procesin me FBI, me drejtësinë belge, në mos ndërhyjë edhe ndonjë drejtësi tjetër pastaj.
Pyetje: Cilat?
Nuk e di. Por, afera është ndërkombëtare.
Pyetje: Për këto akuza keni një thirrje për SPAK për të hetuar zotin Basha?
Po bëni shaka? A nuk e mbylli dosjen SPAK-u? Edi Rama mbylli dosjen. A nuk tha Edi Rama që SPAK-u është i partisë. SPAK-u, tha, është krijesë e PS. Ata mbyllin dosjet, unë të kërkoj sërish të hapin dosjet, sa qëndron kjo?
Pyetje: I druheni thirrjes së PS për SPAK-un?
Absolutisht! Asnjë gjëje mbi tokë nuk i druhem. Sepse unë kam kodin tim të pathyeshëm.