Flash

SPAK rekurs në Gjykatën e Lartë: Tahiri të dënohet edhe për trafik droge e grup kriminal

Lapsi.al 14 April 2022
SPAK rekurs në Gjykatën e Lartë: Tahiri të dënohet edhe

Prokuroria e Posaçme ka dorëzuar në Gjykatën e Lartë rekursin për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri. Me këtë rekurs, SPAK kërkon që Saimir Tahiri të dënohet për të gjitha akuzat e ngritura ndaj tij, pra edhe për akuzën e grupit kriminal e trafikut të drogës.

“Argumentet dhe provat e pranuara nga gjykata, cilësimi si shpërdorim detyre është i gabuar. Por duhet cilësuat vepra e kryer si trafikim në kuadër të grupit të strukturuar”, thotë SPAK

Kujtojmë se pas një seance maratonë GJKKO e dënoi Saimir Tahirin me 5 vite burg për ‘Shpërdorim të detyrës’. Por me gjykim të shkurtuar dënimi iu ul në 3 vite e 4 muaj burgim.  Tahiri u dënua vetëm për "Shpërdorim detyre" duke i ‘shpëtuar’ akuzave “Korrupsion të zyrtarëve të lartë”, “Trafik të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim” dhe “Grup të strukturuar kriminal". Momentalisht Saimir Tahiri po vuan dënimin e tij në burgun e Fierit.

Në argumentimet e vendimit,  apeli i GJKKO nënvizon se rezulton se Tahiri ka lidhje me Moisi Habilaj dhe Artan Habilaj dhe këto lidhje kanë ndikuar që grupi kriminal të infiltrohet në radhët e punonjësve të policisë dhe të shtetit dhe të pengojë luftën ndaj trafikut të drogës.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI