Flash

Aqif Rakipi non grata nga SHBA, flet kryeministri Rama në Berlin

Lapsi.al 12 April 2022
Aqif Rakipi non grata nga SHBA, flet kryeministri Rama në Berlin

Kryeministri Edi Rama, i cili prej ditës së hënë është në një vizitë në Gjermani  ka patur një bashkëbisedim me gazetarët në Berlin. Një prej gazetarëve e pyeti për lënien jashtë të 3 socialistëve dhe futjen në parlament të djalit të ish-deputetit socialist, Aqif Rakipit, i cili dje u shpall non grata nga SHBA. Kryeministri Edi Rama ka dhënë një përgjigje të shkurtër, pa mbajtur një qëndrim për deputetin aktual të PS-së, Orlando Rakipi.

Pyetja: Zoti kryeministër, ju keni lënë jashtë zonës së sigurtë socialistë që kanë kontribute në parti, ndërsa në Kuvend sot keni djalin e një personi që është shpallur non-grata, si mendoni, keni marrë vendimin e duhur?

“Të vijmë deri në Berlin për të folur për kandidatët e PS në Tiranë më duket pak e sforcuar, kështu që kalojmë në pyetjen tjetër”,-tha Rama.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI