Flash

Berisha: Pse nuk e komentoj vendimin e SHBA për Aqif Rakipin dhe Ylli Ndroqin

Lapsi.al 11 April 2022
Berisha: Pse nuk e komentoj vendimin e SHBA për Aqif Rakipin dhe Ylli

Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar në emisionin e gazetarit Alfred Lela shpalljen non grata nga SHBA. Ai tha se ka pasur rreth 15 oferta lobimi për të hequr non grata-n, por ka refuzuar. Ish-kryeministri tha se i ka vënë vetes qëllim që të bëjë gjithçka për transparencën e këtij vendimi.

“Kam pasur 15 oferta për lobim për të hequr ‘non grata’-n. Kam refuzuar çdo ofertë për lobim. Kam ndjekur dy linja. Kam ngritur padi për shpifje. I kam vënë vetes qëllim të bëj gjithçka për transparencën e këtij vendimi.

Pa rezultate nuk kam qenë. Rreth 40 shkrime të cilat janë që të gjitha në këtë linjë, se është vendim politik. Asnjë shkrim nuk është i lobuar” - tha Berisha që nuk pranoi të bëjë komente për sanksionet ndaj ish-deputetit Aqif Rakipi dhe biznesmenit Ylli Ndroqi.

“Po pyesni dikë që është në përballje të pamohueshme me të gjitha mundësitë për dezinjimin e tij nga sekretari i shtetit non grata të cilin e kam vlerësuar si një lobim të pastër korruptiv të Soros dhe Ramës. Vlerësimi im nuk është pranuar nga departamenti i shtetit.

Për sot nuk kam asnjë koment, u takon atyre të shprehen. Të më pyesësh nëse jam kundër sanksioneve, të bazuara nuk jam kurrë. Sot u sanksionua Gruevski, që u arratis pas një procesi gjyqësor. Kurse unë pa pasur asnjë padi a proces...

Për të tjerët nuk i komentoj sepse apriori nëse sanksionimi bëhet me fakte është normale, por nëse nuk ka prova është qëndrimi që kam për veten time. Nuk bëhem avokat, shqyrtues i problemit se nuk kam lexuar akoma motivacionin” - tha Berisha. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI