Flash

Alizoti nuk njeh Alibeajn: Grupi Parlamentar të votojë për Kryetarin e ri

Lapsi.al 12 April 2022
Alizoti nuk njeh Alibeajn: Grupi Parlamentar të votojë për

Deputeti i PD-së Tomorr Alizoti ka folur për mediat në lidhje me situatën në Partinë Demokratike. Alizoti tha se nuk e njeh Alibeajn si kryetar të Grupit Parlamentar të PD-së. Ai shtoi se Grupi Parlamentar duhet që të votojë për kryetarin e ri.

"Unë kam qëndrimet e mia dhe një prej tyre është që kryetari i grupit pas zgjedhejve të 6 marsit duhet të marrë një votëbesim në grupin e deputetëve sepse është në minorancë. Janë grupimet e ndara që e mbajnë peng. Berisha është pjesë e historikut të PD dhe prandaj demokratët i dhanë aq vota sa i dhanë. Minoranca nuk mund të ketë më shumë kapriço sesa mazhoranca. Mbledhjet e grupit parlamentar këto kohë kanë qenë si terapi ku secili shpreh mendimin e tij, por nuk pritet ndonjë vendim. Nuk mund të ketë më përjashtime në PD", tha Alizoti.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI