Flash

Përplasja në mbledhjen e grupit parlamentar/ Si i përgjigjet Alibeaj akuzave të Berishës

Lapsi.al 12 April 2022
Përplasja në mbledhjen e grupit parlamentar/ Si i përgjigjet

Grupit i PD ka zhvilluar këtë martë mbledhjen e thirrur nga kreu i Grupit të PD, Enkelejd Alibeaj.

Mësohet se që në nisje të këtij takimi, ish-kryeministri Sali Berisha ka kërkuar dorëheqjen e Alibeajt.

“Rishiko pozicionin sepse ti punon kunder PD per interes te Bashes i cili kontrollohet nga Rama”, ka thënë Berisha, duke shtuar:

"Përbashkimi i PD-së ka patur vështirësi por ekziston një vullnet i gjerë, si në bazë, si te deputët për të zhbërë për një periudhë të shkurter perçarjen por po ju them në këtë kontekst u shpreh publikisht se ne e pranojmë kryetarin e grupit edhe pse në 11 dhjetor është i shkarkuar nga detyra. Duheshin bërë hapa në këtë drejtim. Por një njeri që dha doreheqjën, iku dhe pasoi një zinxhir ngjarjesh. Ai mbart me vete të verteta të hidhura si dosjen ruse psh. Une e kam mohuar vetë por dolën gabim të dhënat që kisha unë. Por ka edhe një gjë tjetër. Pa asnje tager Alibeaj padit PD-në në gjykatë. Padit nje proces që demokratët e kanë pranuar. Yuri kim ka bërë presion në gjykatë” – tha Berisha.

Kreu i grupit të PD Enkelejd Alibeaj i është përgjigjur Berishës.

"Kam shumë respekt për ju doktor. Por në cilësinë time duhet që ta apeloja vendimin e gjykatës. Unë nuk e kam bërë në titull personal ankimin. Vendimi i gjykates mendoj se është i paligjshem, kur te flase Apeli do e pranoj i pari." 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI