Flash

Paloka sulmon fort Alibeajn: Po vazhdon axhendën e Ramës

Lapsi.al 12 April 2022
Paloka sulmon fort Alibeajn: Po vazhdon axhendën e Ramës

Deputeti demokrat i Komisionit të Rithemelimit, Edi Paloka ka hedhur akuza ndaj kryetarit të grupit parlamentar Enkelejd Alibeaj, për të cilin thotë se po ndjek axhendën e lënë nga Rama në kongresin e PS.

Në një dalje për mediat nga selia e PD, Paloka u shpreh se nuk mundet që Alibeaj të jetë me kryetar i grupit parlamentar, pasi Kuvendi i 11 dhjetorit e ka shkarkuar.

I pyetur se pse e kanë njohur deri tani si kryetar të grupit parlamentar, Paloka tha se këtë e kanë bërë për të mos krijuar një klime përçarëse brenda PD.

“Alibeaj vjen të flasë gjoja për bashkimin, ka parashikuar në axhende bashkimin dhe e fillon mbledhjen me axhendën që e la Rama në kongresin e PS, përjashtimin e deputeteve të PD

Nuk e di si mund të flitet për ribashkim, kur Alibeaj flet për deputetë të përjashtuar.

Në këto kushte Alibeaj ka shkelur të gjitha parametrat që i lejohen një kryetari grupi. Alibeaj nuk mund të jetë kryetar grupi sepse është shkarkuar nga Kuvendi i 11 dhjetorit.

E kemi pranuar për të mos krijuar një klimë përçarëse.

Për të mos filluar një përçarje të PD dhe për të tentuar dhe bashkuar një gjë që u prish nga Basha”, tha Paloka.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI