Flash

Mallra kontrabandë, prokuroria e Tiranës lëshon 22 urdhër-arreste

Lapsi.al 11 April 2022
Mallra kontrabandë, prokuroria e Tiranës lëshon 22

22 urdhër arreste janë lëshuar nga Prokuroria e Tiranës, në saj të një operacioni të koduar “Posta”. Mësohet se operacioni në fjalë është organizuar kundër mallrave kontrabandë.

Deri më tani raportohet se janë ekzekutuar 15 arrestime ndërsa vijon puna për kapjen e personave të tjerë.

Mësohet dhe se të akuzuarit zhvillonin aktivitetin e tyre në faqe online të paregjistruar ndërsa mallrat i kishin kontrabandë.

Urdhër-arrestet e lëshuara janë pjesë e aksionit “Fast Delivery” kur në Nëntor 2021 sekuestruan mallra me vlerë 1 milion Euro.

Hetimet janë kryer nga Prokuroria e Tiranës, me përfshirjen edhe të Tatimeve e Doganave.

Bëhet fjalë për kozmetikë, veshje etj. që futeshin kontrabandë në Shqipëri dhe më pas shiteshin online duke shmangur faturat tatimore.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI