Flash

Rama në Berlin sot takohet me kancelarin Scholz

Lapsi.al 11 April 2022
Rama në Berlin sot takohet me kancelarin Scholz

Kryeministri Edi Rama mbërriti ditën e djeshme në Gjermani në kuadër të një vizitë zyrtare, ndërsa sot do të takohet me kancelarin Olaf Scholz. Takimi është planifikuar të ndodhë pasdite, rreth orës 18:00, ndërsa tema që pritet të diskutohet lidhet me integrimin e vendit në Bashkimin Europian, lufta në Ukrainë por edhe kriza e shkaktuar si pasojë e luftës.

Po ashtu do të diskutohen dhe çështje të tjera që prekin dy vendet, si ekonomia dhe politika e jashtme. Pas takimi do të ketë dhe një konferencë për mediat të kryeministrit dhe kancelarit, ku do të mësohet dhe qëndrimi që ka Gjermania sa i përket integrimit të vendit, në kontekstin e një rendi të ri në Europë, ku Ukrania ndodhet nën sulm nga Rusia.

Takimi do të mbyllet me një darkë informale të Ramës me Sholz. Kujtojmë se që kur Scholz ka ardhur në detyrë së paku vihet re një gjë: Sa here që i jepet rasti për të folur për politikën e BE-së, ai nuk harron të përmendë vendet e Ballkanit Perëndimor, dhe në veçanti domosdoshmërinë e çeljes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI