Flash

Digjet makina e kryeplakut të Vermoshit: Ishte e qëllimshme, thyen xhamat dhe i hodhën benzinë

Lapsi.al 11 April 2022
Digjet makina e kryeplakut të Vermoshit: Ishte e qëllimshme, thyen

Makina e kryeplakut të Vermoshit në Malësi të Madhe, Prek Vata, është djegur. Bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur gjatë pasditës të së dielës, në qendër të fshatit. Makina tip “Fuoristradë” është shkrumbuar plotësisht nga flakët e zjarrit. Kryeplaku Vata, rreth 70-vjeç, thotë se djegia e mjetit ka qenë e qëllimshme. Kjo pasi, sipas tij, autori i kësaj ngjarje ka thyer fillimisht xhamat e makinës dhe më pas ka hedhur benzinë në automjet. Vetë Vata është lajmëruar nga të afërm për këtë ngjarje.

Ndërkohë, specialistët e policisë janë nisur drejt vendit të ngjarjes, për të zbuluar më shumë rreth shkaqeve të kësaj ngjarje.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI