Flash

Del rezultati/ Gjika fiton zgjedhjet për kryetar të PD në Fier

Lapsi.al 10 April 2022
Del rezultati/ Gjika fiton zgjedhjet për kryetar të PD në Fier

Rrapi Gjika ka fituar zgjedhjet në PD që u mbajtën këtë të diel në Fier për kryetarin e degës.

Gjika u shpall fitues me 452 vota, ndërsa kandidati tjetër, Vladimir Kajolli, mori 344 vota.

8 vota u vlerësuan të pavlefshme.

804 anëtarë të Partisë Demokratike në Fier morën pjesë në procesin zgjedhor, që nisi në orën 09:00 dhe u mbyll në orën 18:00.

Kryetari i ri i degës u zgjodh në bazë të parimit një anëtar, një votë, e para herë qe aplikohet një proces i tillë për zgjedhjen e kreut të kësaj force politike.

Procesi i votimit u administrua nga dy komisione dhe në dispozicion të zgjedhësve u vendosën  4 dhoma të fshehta dhe një kuti votimi.

Të këshilluara

Rriten me 12.4% rastet e dhunës në familje

Dhuna në familje mbetet një fenomen që po njeh rritje ndër vite. Raporti vjetor i Prokurorit të Përgjithshëm ka nxjerrë në pah se në 2021 rastet e dhunës të rap...

16:19

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI