Flash

Plani ukrainas/ Përgatitje për një betejë të madhe kundër Rusisë

Lapsi.al 10 April 2022
Plani ukrainas/ Përgatitje për një betejë të madhe

Mykhaylo Podolyak, këshilltar në presidencën e Ukrainës i tha televizionit kombëtar se "vendi është gati për një betejë të madhe" kundër Rusisë.

Ai thotë se Ukraina duhet tashmë të mposhtë forcat e Moskës në rajonin lindor të Donbasit, ku rusët kontrollojnë dy territore separatiste. Kjo sipas tij duhet bërë për të pasur më shumë fuqi negociuese përpara zhvillimit të një takimi midis presidentit ukrainas Volodmyr Zelensky dhe presidentit rus Vladimir Putin.

“Ukraina është gati për beteja të mëdha. Ukraina duhet t'i fitojë ato, përfshirë edhe Donbasin. Sapo të ndodhë kjo, Ukraina do të ketë një pozicion më të fuqishëm negociues. Pas kësaj presidentët do të takohen. Mund të duhen 2-3 javë” - tha ai, cituar nga agjencia e lajmeve Interfax.

Sulmet me raketa ruse kanë vijuar edhe këtë diel pasi kanë goditur aeroportin në qytetin qendror-lindor, Dnipro dhe një fshat në këtë rajon tha kreu i administratës ushtarake rajonale, Valentyn Reznichenko.

“Ka pasur një tjetër sulm në aeroportin e Dnipros. Ai tashmë është shkatërruar plotësisht, si aeroporti ashtu edhe infrastruktura aty pranë. Por raketat vazhdojnë të fluturojnë" - tha Reznichenko. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Rriten me 12.4% rastet e dhunës në familje

Dhuna në familje mbetet një fenomen që po njeh rritje ndër vite. Raporti vjetor i Prokurorit të Përgjithshëm ka nxjerrë në pah se në 2021 rastet e dhunës të rap...

16:19

ide

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.22

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI