Flash

VIDEO/ Rama mbërrin në Berlin, takohet nesër me kancelarin Scholz

Lapsi.al 10 April 2022
VIDEO/ Rama mbërrin në Berlin, takohet nesër me kancelarin Scholz

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur pasditen e kësaj të diele në Berlin për një vizitë zyrtare.

Kreu i qeverisë shqiptare ka publikuar vetë pamjet e pritjes në Gjermani teksa zbret nga avioni “Air Albania” që tashmë e përdor në çdo dalje jashtë vendit si ta kishte privat.

Në agjendën e takimeve është një takim me kancenelarin e Gjermanisë Olaf Scholz ditën e hënë pasdite.

Pjesë e takimeve janë edhe një me kryetaren e bashkisë se Berlinit dhe pritja nga Presidenti i Gjermanisë, Steinmeier.

“Mbërritja në Berlin për vizitën zyrtare me ftesë të Kancelarit të ri gjerman Olaf Scholz”, - shkruan Rama krahas pamjeve të postuara.

AGJENDA

Berlin, 10-12 prill 2022

E diel, 10 prill

15.05 – Mbërritja në aeroportin Berlin-Brandenburg

Ceremonia zyrtare e pritjes për Kryeministrin dhe delegacionin që e shoqëron

15.15 – Nisja drejt qytetit të Berlinit

E hënë, 11 prill

10.30 – Vizitë në ambientet e “Factory Berlin”

12.30 – Takim me znj. Franziska Giffey, kryetare e bashkisë së Berlinit

15.20 – Takim bilateral me z. Frank-Ëalter Steinmeier, President Federal i Gjermanisë

18.00 – Takim tete-a-tete me z. Olaf Scholz, Kancelar Federal i Gjermanisë

18.15 – Konferencë e përbashkët shtypi me z. Olaf Scholz, Kancelar Federal i Gjermanisë

Të këshilluara

Rriten me 12.4% rastet e dhunës në familje

Dhuna në familje mbetet një fenomen që po njeh rritje ndër vite. Raporti vjetor i Prokurorit të Përgjithshëm ka nxjerrë në pah se në 2021 rastet e dhunës të rap...

16:19

ide

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.22

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI