Flash

Zyrtare/ Varianti Ba2 i Omicron edhe në Shqipëri

Lapsi.al 4 April 2022
Zyrtare/ Varianti Ba2 i Omicron edhe në Shqipëri

Nënvarianti Ba2 i Omicron konfirmohet edhe në Shqipëri. Në Institutin e Shëndetit Publik kanë mbërritur përgjigjet e analizave nga laboratori i Berlinit, i cili ka identifikuar rastet e para me këtë mutacion edhe ne vendin tonë.

Mes shumë mostrave të dyshuara dhe të dërguara në Gjermani, disa raste kanë rezultuar pozitiv më Ba2 dhe pjesa tjetër më Omicron.

Në fakt, prej javësh specialistët kishin dyshime për qarkullimin e një varianti tjetër të koronavirusit, edhe më të transmetueshëm se Omicron, pasi ditët e fundit infektimet filluan serish rritjen. Ende nuk dihet se si po kalohet ky variant nga personat që kanë rezultuar pozitiv më Ba2, por ekspertët janë të bindur se vaksinimi me 2 dhe 3 doza ndihmon për ta kaluar më lehtë sëmundjen.

Me zbehjen e valës Omicron, interesi për vaksinënë anti-covid ra ndjeshëm, ndërsa të rinjtë vijojnë të jenë kategoria më refuzuese. Por ndryshe nga Omicron, nënvarinati i tij Ba2 është shumë më ngjitës dhe përhapet më shpejt. Thuajse e gjithë Europa ka rritje të rasteve nga ky mutacion, i cili ka shenja të ngjashme me Omicronin por sipas specialistëve kalohet rëndë nga të pavaksinuarit. /A2

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë fillim jave

Territori shqiptar në pjesën më të madhe të tij do të jetë në dominimin e kushteve ë qëndrueshme atmosferike të cilat do të sjellin alternime kthjellimesh dhe v...

07:49

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI