Flash

11 kg heroinë në shtëpi, arrestohen tre gra shqiptare në Zvicër

Lapsi.al 4 April 2022
11 kg heroinë në shtëpi, arrestohen tre gra shqiptare në

Tre shqiptare janë arrestuar nga policia zvicerane, pasi u kapën me 11 kg heroinë. Policia kantonale e Cyrihut kontrolloi në pronën e një shqiptarje nga kosova 65-vjeçare me banim në Embrach, të dyshuar për tregti të lëndëve narkotike.

Gjatë kontrollit në banesë, policia gjeti dhe sekuestroi rreth njëmbëdhjetë kilogramë heroinë, katër kilogramë lëndë për përpunim droge dhe sasi të vogla kokaine e marihuanë, thuhet në një komunikatë të Policisë Kantonale, të Cyrihut.

Një shtetase 27-vjeçare nga Shqipëria e cila ndodhet me qëndrim të parregullt në Zvicër dhe një 23-vjeçare tjetër, po ashtu shtetase shqiptare, por me banim në Embrach, janë arrestuar pasi akuzohen për shtije të lëndëve narkotike.

Tri gratë e arrestuara u dërguan në zyrën e prokurorit publik Winterthur/Unterland, pasi policia kishte hetuar rastin shkruan albinfo.ch.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë fillim jave

Territori shqiptar në pjesën më të madhe të tij do të jetë në dominimin e kushteve ë qëndrueshme atmosferike të cilat do të sjellin alternime kthjellimesh dhe v...

07:49

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI