Flash

Nisin negociatat mes PD dhe PS për emrin e presidentit të ri të vendit

Lapsi.al 4 April 2022
Nisin negociatat mes PD dhe PS për emrin e presidentit të ri të

Teksa presidentit Ilir Meta i mbaron mandati në korrik të këtij viti, kanë nisur edhe lëvizjet e para për zëvendësuesin e tij.

Mësohet se ditën e sotme kanë nisur negociatat mes PS dhe PD për emrin e presidentit të ri të vendit.

Burime bëjnë me dije se kreu i Grupit Parlamentar i PD Enkelejd Alibeaj pritet të takohet me kreun e Grupit Parlamentar të PS Taulant Balla, ministren Elisa Spiropali dhe Damian Gjiknurin, pjesë e grupit negociator.

Takimi do të mbahet në kryesinë e Kuvendit.

PS ka caktuar Taulant Ballën, Elisa Spiropalin dhe Damian Gjiknurin si grupin negociator për procesin e zgjedhjes së presidentit të ri të vendit.

Ilir Meta do të jetë në krye të Presidencës deri më 24 korrik 2022, ndërsa Kuvendi duhet të nis procesin e zgjedhjes së tij jo më vonë se 24 maji 2022 sipas Kushtetutës.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë fillim jave

Territori shqiptar në pjesën më të madhe të tij do të jetë në dominimin e kushteve ë qëndrueshme atmosferike të cilat do të sjellin alternime kthjellimesh dhe v...

07:49

ide

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI