Flash

A do rikandidojë për kryetar të PD-së? Basha jep një përgjigje të kriptuar

Lapsi.al 3 April 2022
A do rikandidojë për kryetar të PD-së? Basha jep një

Ish-kryetari i PD-së Lulzim Basha nuk iu përgjigj drejtpërdrejt pyetjes nëse do të rikandidojë për kryetar partie.

“Unë nuk jam këtu për veten, por jam për vlerat e PD dhe të demokratëve të Shkodrës”, iu përgjigj Basha pyetjes së gazetarëve, pasi takoi ditën e sotme strukturat e PD-së në Shkodër.

Për takimet që ka zhvilluar të dielën me strukturat e PD-së në Shkodër, Lulzim Basha thotë se janë në funksion të bashkimit të partisë.

“Bashkimi duhet të bëhet rreth vlerave, e jo anti-vlerave”, u shpreh Basha.

Basha tha se Partia Demokratike nuk mund të bëhet me non-grata.

“Partia Demokratike nuk bën dot përpara me non grata, me propagandë dhe pa e parë të vërtetën në sy ashtu siç është. Më 6 mars ishte betejë mes vlerave dhe antivlerave, antivlerat mund të kenë triumfuar, bashkëpunimi i non gratave mund të kenë fituar, blerja e votave mund të ketë qenë më e lehtë, por një gjë është e qartë që kështu nuk ecet përpara”, tha Basha. ©Lapsi.al 

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI