Flash

Gjendet një kafkë dhe eshtra njeriu në Kurbin

Lapsi.al 3 April 2022
Gjendet një kafkë dhe eshtra njeriu në Kurbin

Një kafkë dhe eshtra njeriu janë gjetur pasditen e së dielës në zonën e Fushë Kuqes në Kurbin. Burime nga policia thanë se eshtrat janë zbuluar rastësisht nga banorë të zonës në rrugën e fshatit Adriatik.

Ata kanë lajmëruar forcat e policisë të cilat kanë ngritur një grup hetuesish. Eshtrat janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për t’u ekzaminuar. Do të jenë analizat laboratorike që do të përcaktojnë shkakun e vdekjes dhe kohën e saj.

Njoftimi i policisë

Më datë 03.04.2022, rreth orës 13: 30, shërbimet e Policisë Kufitare Shëngjin kanë njoftuar Komisariatin e Policisë Kurbin, se në vendin e quajtur "Fushë Kuqe", në një parcelë kanë konstatuar mbetje kockore si ato të njeriut.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje, ndërsa mbetjet kockore do të dërgohen në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për ekzaminime të mëtejshme.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI