Flash

Protestë kundër projektit të “Sheshit të flamurit” në Vlorë

Lapsi.al 3 April 2022
Protestë kundër projektit të “Sheshit të

Disa dhjetëra qytetarë kanë protestuar këtë të diel kundër projektit të “Sheshit të Flamurit” në Vlorë. Protestuesit thonë se projekti i ri i humb origjinalitetin dhe shkatërron kujtesën historike që ky shesh ka për vlonjatet.

Banorët thanë se do t’i vazhdojnë protestat pasi Rama u tall me qytetarët me projektin që po zbaton aty. Ata kërkuan edhe shembjen e një ndërtese përballë sheshit që në projektin e ri do të kthehet në qendër kulturore. Kjo qendër sipas tyre do të eliminojë Sheshin e Flamurit që për vlonjatet ka një domethënie. 

Lidhur me këtë protestë, kryeministri Rama reagoi një ditë më parë duke i konsideruar ata si njerëz të “Foltores”.

“Më thonë qenkan revoltuar foltorexhinjtë e Vlorës se dashkan transparencë për projektin e Sheshit të Flamurit! U duket kolonata si stacion autobusësh e duan shembjen e hotelit të tyre fantazmë, që arkitekti i famshëm belg e kthen në qendrën më të madhe social-kulturore të vendit!

Nuk u vë faj se as nuk dinë as nuk bëjnë dot gjë tjetër përveç përshesheve me baltë, po Sheshi i Flamurit do të jetë një tjetër spektakël urban në Vlorën e Rilindur, që mezi pres ta shoh të realizuar me gjithë qendrën social-kulturore, e cila do t’i japë Vlorës një përmasë të re!”, - deklaroi Rama. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Aksident i trefishtë në Lezhë

Tri automjete janë përfshirë në një aksident këtë të shtunë në mesditë në aksin rrugor Lezhë-Milot. Mjetet janë përplasur me njëri-tjetrin pranë kryqëzimit t...

14:28

ide

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI