Flash

Salianji: Duam bashkimin përmes votës të demokratëve

Lapsi.al 3 April 2022
Salianji: Duam bashkimin përmes votës të demokratëve

Ervin Salianji në një takim me demokratët në Korçë bëri thirrje për bashkim që, sipas tij, vjen vetëm duke zhvilluar procese jo të njëanshme, nga vota.

Gjatë një deklarate për mediat, Salianji theksoi se nëse do të vazhdohet me përçarje PD-ja do të jetë edhe më e dobët në të ardhmen.

‘Isha në një mbledhje me demokratët e Korçës dhe ne duam bashkimin real të PD që nuk vjen nga numërimi fiktiv, por bashkimi rreth votës. Vetëm kështu PD mund të rritet, unë si deputet jam më i votuari në këtë zonë dhe do t’i qëndroj besnik këtyre edhe nëse duan të bëjnë garë të bukur janë të mirëpritur ata që mendojnë ndryshe.

Nëse do të duan të bëjnë proces të njëanshëm nuk do ta realizojnë dot, ne do të mbrojmë siglën e PD, ne nuk jemi si ata që bëjmë beteja për të lëshuar gjërat, ka vetëm një rrugë për tu bashkuar PD-ja, jo me procese të njëanshme, jo me njerëz që s’kanë kontribute në këtë parti.

Ky ishte mesazhi që zhvilluam gjatë takimit të sotëm në këtë grup-seksioni, do të kemi komunikim dhe transparencë të plotë në PD.

Nëse do të vazhdohet me përçarje, PD-ja do të jetë më e dobët. Demokratët janë të shqetësuar për fatin e PD, PD rritet duke vlerësuar kontributet duke mos imponuar asnjë nga palët njerëzit e vet për të bërë një parit si administratë’, tha Salianji.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI