Flash

Franca fut Shqipërinë në listën e vendeve jeshile, zbardhen kushtet për të udhëtuar

Lapsi.al 1 April 2022
Franca fut Shqipërinë në listën e vendeve jeshile, zbardhen

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njoftoi sot se Franca e ka futur Shqipërinë në listën e vendeve jeshile.

Të gjithë shtetasit shqiptarë do të lejohen të hyjnë në Francë, pa pasur nevojë për një arsye madhore, pasi të kenë plotësuar një nga kushtet e mëposhtme:

- Të jenë të pajisur me vërtetimin e kryerjes së ciklit të plotë të vaksinimit prej të paktën 28 ditësh për vaksinën me dozë unike Janssen dhe 7 ditësh të 2 dozave të vaksinave Pfizer/Comirnaty, Moderna, AstraZeneca/Vaxzevria/Covishield. Cikli quhet i përfunduar kur vaksina e fundit është bërë jo më herët se 9 muaj nga data e hyrjes në Francë.

- Të jenë të pajisur me rezultatin e një testi PCR negativ / 72 orë ose testi antigjenik negativ / 48 orë.

- Të jenë të pajisur me provën e shërimit nga Covid19 (test PCR ose Antigjeni pozitiv, prej jo me pak se 11 ditësh dhe jo më shumë se 6 muajsh nga data e hyrjes në Francë).

- Fëmijët deri 12 vjeç janë të përjashtuar nga ky detyrim.

Të këshilluara

Grabitet me armë banka në Prishtinë

Tre persona kanë grabitur filialin e Bankës Kombëtare Tregtare në lagjen Dardania në Prishtinë mëngjesin e sotëm konfirmon policia. Grabitja është kryer nga ...

11:16

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI