Flash

I arrestuar këtë të martë, çfarë tha administratori i inceneratorit të Fierit në Komisionin Hetimor

Lapsi.al 29 March 2022
I arrestuar këtë të martë, çfarë tha

Prokuroria e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (SPAK) ka lëshuar 20 urdhër-arreste për çështjen e aferës korruptive të inceneratorëve. Ndër të prangosurit është edhe Loran Dusha, administrator i inceneratorit të Fierit. Emri i Dushës është thirrur nga Komisioni Hetimor për Inceneratorët për të dëshmuar. Administrator i kompanisë “Integrated Technology Waste Treatment Fier”  dëshmoi online për shkak të pamundësisë së tij për të qenë fizikisht në komision për arsye shëndetësore. Procesi i pyetjes së administratorit është shoqëruar me debate mes dy palëve. Nga njëra anë kryetarja e Komisionit Hetimor, Jorida Tabaku pyeti mbi 20 mln euro paradhënie të marra nga buxheti i shtetit ndërkohë që punë nuk është kryer. Nga ana tjetër, Dusha nuk mund të jepte përgjigje pasi sipas tij duhej të verifikonte pretendimet e Tabakut

Debati:

Tabaku: Pse thoni kemi marrë 20 mln euro paradhënie për porosi ndërkohë që punë nuk është kryer? Pse keni bërë pagesa për paradhënie. Vlera është 80% e vlerës së inceneratorit. Janë marrë nga buxheti i shtetit për punë që nuk janë kryer.

Dusha: Më duhet ta shikoj, nuk mund t'ju them. Më duhet ta shikoj.

Tabaku: Keni nënkontraktuar kompanitë e z.Zoto. Për çfarë punësh e keni nënkontraktuar zotin Klodian Zoto me vlerën e  20 mln euro kur nuk është kryer punë në inceneratorin e Fierit? Çarë pune ka kryer kompania që ka marrë paradhënie?

Dusha: Më duhet ta konfirmoj se nuk jua them dot. Është kompani nënkontraktore për kryerjen e punimeve civile dhe ndërtimore. Nuk e mbaj mend të them çfarë punimesh janë kryer.

Tabaku: Nuk ka patur vendndodhje, lëvizje në 3 vende të ndryshme.

Dusha: Kompania ka filluar ndërtimin pas zbardhjes së lejes së ndërtimit.

Tabaku: Keni filluar punën 5 shkurt 2018, kam qenë në inceneratorin e Fierit në fillim të 2020 dhe ka qenë vetëm një karabina. Deputetët kanë shkuar në inceneratorin e Fierit dhe kanë vënë re që nuk është në punë. Për çfarë janë shpenzuar 20 mln euro paradhënie?

Dusha: Nuk jua them dot tani, duhet ta konfirmoj, pro mund të jenë bërë për agregatet e inceneratorit për kompanitë e huaja.

Tabaku: Shpenzimet e inceneratorit të Fierit kanë një zë të konsiderueshëm për pagesa udhëtimi.

Dusha: Janë udhëtime të personelit për nevojat e impiantit.

Tabaku: Nuk ka patur impiant në 2019.

Dusha: Ne kemi nënkontraktorë që janë jashtë Shqipërisë, janë udhëtime pune të stafit për nevojat e kompanisë, duke shkuar te nënkontraktor.

Tabaku: Sipas librave të shitjes, nënkontraktori i vetëm është Zoto, kush janë në Itali?

Dusha: Nuk i mbaj mend të gjithë, janë nënkontraktorë që janë porositu agregatë.

Tabaku: Nuk ka patur incenerator në 2019, kanë udhëtuar jashtë për punë kur nuk kanë patur punë. Ne duam të dimë ku kanë shkuar paratë e buxhetit të shtetit

Dusha: Ndërtimi i impiantit të inceneratorit ka përfunduar. Unë duhet ta konfirmoj se nuk e di.

 

Një tjetër i prangosur është edhe Florian Muçaj, i cili më parë ka qenë anëtar i Komisionit të Prokurimit për incineratorin e Fierit. Edhe Muçaj u thirr nga Komisioni Hetimor, por ai deklaroi se nuk mund të përgjigjej për asnjë nga pyetjet, për shkak të përfshirjes së tij në hetimet që po zhvillohen nga SPAK për çështjen.

Deri më tani pas hekurave i akuzuar për përvetësimin e 3.7 milionë eurove ka përfunduar ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka. Për këtë çështje janë shpallur në kërkim biznesmeni Mirel Mërtiri si dhe administratorët Stela Gugallja si dhe Klodjan Zoto.

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI