Flash

Propozimi me katër pika i deputetes së PD: Të mblidhet grupi parlamentar, edhe Basha me Berishën

Lapsi.al 27 March 2022
Propozimi me katër pika i deputetes së PD: Të mblidhet grupi

Deputetja e PD pranë Bashës, Ina Zhupa ka propozuar mbledhjen e përbashket te 52 deputeteve të Partisë Demokratike.

Sipas saj, është e nevojshme të flitet me njeri tjetrin sy me sy dhe jo nëpërmjet ekraneve të televizioneve ku, siç thekson Zhupa, janë bërë ushqimi i përditshëm i publikut qe e ndjek si telenovele.

Ajo ka ftuar çdo koleg deputet përfshire Bashën dhe Berishën qe këtij propozimi t’i pergjigjet pa tagra te tjerë përfaqësuese por ne tagër personal dhe politik si deputet i PD për te mirën e PD.

Pjesë nga reagimi i Zhupës: 

Ngjarjet ne Partine Demokratike jane te njohura per publikun, si deputete e Partise Demokratike ndjej detyrim moral ndaj votuesve tane qe te permbush angazhimin e marr per te perfaqesuar interesat e tyre ne parlament. Si anetare e Partise Demokratike ndjej detyrim moral ndaj bashkeudhetareve te partise te arrijme bashkimin qe na con ne forcimin tone, ne perfaqesim me dinjitet te tyre, ne fitimin e bashkive ne 2023 dhe ne objektivin kryesor rrezimin sa me shpejt te Edi Rames.

Per kete arsye kam vendosur te bej publik nje propozim personal pa asnje tager perfaqesimi masiv, qe sigurisht nuk eshte zgjidhja perfundimtare se ajo do vullnet dhe pune nga te gjithe ne, por eshte nje rruge per te nisur zgjidhjen.

Propozoj:

1- Mbledhjen e perbashket te 52 deputeteve te Partise Demokratike, te votuar nga qytetaret shqiptar per ti perfaqesuar, pa asnje perjashtim!

2- Mbledhja e pare te zhvillohet vetem me nje pike te rendit dites: Situata ne PD! Te degjojme njeri tjetri, te flasim me njeri tjetrin sy me sy dhe jo nepermjet ekraneve te televizioneve ku jemi bere ushqimi i perditshem i publikut qe e ndjek si telenovele!

3- Mbledhja e pare te zhvillohet ne ambjetet e kryesise se kuvendit ku mblidhen edhe grupi te tjera parlamentare po ku edhe grupi jone ne eshte e mbledhur me raste te caktuara.

4- Mbledhja e pare te moderohet nga deputetja me e re e grupit parlamentar Andia Ulliri dhe mos kete limit kohor ne diskutime. Hierarkite partiake le te zhduket nje moment, asgje e keqe nuk do vij.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI