Flash

Arrestimi i dhunuesit serial të vajzave, protestë para drejtorisë së Policisë së Tiranës

Lapsi.al 27 March 2022
Arrestimi i dhunuesit serial të vajzave, protestë para drejtorisë

Një grup qytetarësh janë mbledhur sot në protestë para drejtorisë së Policisë së Tiranës në mbështetje të dy motrave Mirela dhe Albina Ruko të cilat u dhunuan një ditë më parë në mes të ditës në Tiranë.

Ato po ecnin në trotuar në rrugën e Bogdanëve ku u qëlluan me grushte nga një i ri 30-vjeç me emrin Denis. Kjo ishte një ngjarje e përsëritur në rrugët e Tiranës, pasi Denisi ishte përfshirë edhe herë të tjera në sulme të tilla ndaj vajzave.

Motrat Ruko mbajtën një fjalë para gazetarëve ku thanë se edhe pse kishte 8 kallëzime penale ndaj tij, Denisi vazhdimisht ishte lënë i lirë. Ato kërkojnë të bëhet një hetim për të mësuar se kush e ka liruar Denisin pavarësisht precedentit të rrezikshëm që ai kishte.

“Ata e lanë të lirë Denisin që ai të na dhunonte Akoma më shumë. A do mbani përgjegjësi ju dhe këtu të ketë hetim për atë që ka ndodhur. Sepse kjo është e qartë dhe e dukshme. Unë e kam për gjykatën dhe ata që kanë firmosur lirim e tij. A është më i fortë miku se ligji. Në qeli nuk duhet të rrijë vetëm Denisi por ai që e liroi atë. Liria është e jona dhe nuk ia lëmë të na e marrë Denisi. Ngjarja është e pazakontë të dhunohesh nga një i panjohur. Kishte 8 kallëzime për këtë rast dhe personi ishte Akoma i lirë.

Nuk e kuptoj si mund të lihet i lirë një person që është dhunues. Ka vajza të tjera që janë dhunuar nga Denisi në rrugët e qytetit. Denisi nuk është i vetmi por ky është rast flagrant. Ne kërkojmë të bëhet hetim se kush e ka liruar Denisi që ai të lihet i lirë pas tetë kallëzimeve në polici. Ai është një dhunues serial. Lëviz këtu ku jemi ne dhe ka edhe shtëpinë e vet. Ne kërkojmë të merren masa. Denisi nuk mund të jetë i lirë dhe të lëvizë në qytet. Edhe vajza dhe gra të tjera do jenë më të pasigurta. Ishte një moment shokues. Në jetën time nuk ka marrë asnjë shuplakë nga askush përveç policisë së shtetit në protesta. Nuk ka as hetim ndaj këtij personi", tha njëra prej motrave.

Ndërsa tjetra u shpreh se nëse nuk merren masa do të ketë protesta të tjera dhe nuk do e lënë që ky rast të kalojë në heshtje.

“Kemi përjetuar të njëjtin rast. Dhuna ka qenë e pajustifikuar. Institucionet janë fajtore për rastin e Denisit. Ke me dhjetëra të tjerë në rrugët e Tiranës që bëjnë të njëjtën sjellje. Duket se është tendecioze sigurish sidomos ndaj vajzave, Nëse nuk merren masa do të ketë protesta të tjera. Kemi rënë në kontakt me vajza të tjera që janë dhunuar nga Denisi. Nuk e lëmë që ky rast të kalojë në heshtje”, tha ajo.

Të këshilluara

Tiranë, digjet një makinë e parkuar

Një makinë është djegur plotësisht në Tiranë, mëngjesin e kësaj të shtune. Polocia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në në rrugën “Shefqet Kuka”, është djegu...

14:17

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI