Flash

Berisha zbardh takimin me Enkelejd Alibeajn: Debatuam për non-gratan, i dhashë një shembull

Lapsi.al 27 March 2022
Berisha zbardh takimin me Enkelejd Alibeajn: Debatuam për non-gratan, i

Ish-kryeministri Sali Berisha foli sot edhe për takimin me kryetarin e komanduar të PD Enkelejd Alibeaj të premten. Berisha tha se Alibeaj i kishte thënë se me të non grata PD nuk fiton, por se ai i kishte kujtuar 1997 dhe 2005 kur PD fitoi dhe ndryshoi Shqipërinë.

“Unë vlerësoj shumë frymën e pajtimit që ekziston në bazë. Ju garantoj që kjo frymë pajtimi ekziston edhe në qendër, por ndonjë problem i vogël ekziston. Para se të bëj një prononcim siç e patë ju, unë takova palën ndryshe të themi, që mendon ndryshe, para se të dal me gazetarët, këto fjalë iu thashë. Por duhet të jemi të hapur, në dialogun që pata me z. Alibeaj, po më thotë, por me ty ‘non grata’ nuk fiton PD-ja. Mirë i them unë. Prisni, do ju tregoj një histori të bukur ju. I them shiko, edhe në ‘97 nuk kishte njeri që besonte se ne do fitonim, por ja që fituam, erdhi 2005 dhe demokratët ia dolën të ndryshojnë Shqipërinë, ta anëtarësojnë në NATO”, tha Berisha.

Ai u ndal dhe tek projekti i TAP. “Beteja ime ishte antiruse. Fat i madh që nuk ishte Edi Rama se ai do e kishte pranuar 100 herë gazin rus”, deklaroi Berisha.

Duke vijuar me fitoren e PD në 2005, Berisha kujtoi dhe një takim ku i ishte kërkuar të largohej nga politika.

“Imagjinoni ju sikur unë t’i përmbahesha parashikimeve të 1998 dhe të mos bëja përpjekje të mëdha për rikthimin e PD në pushtet. Po kur më erdhi Trojka botërore, sekretari i përgjithshëm i KiE, djali i Andrea Papandreut, George dhe Volfang Shusel, mik, i solli Dan Everts një ekstremist i madh dhe qëllimi kryesor i vizitës së tyre ishte që të sillnin mesazhin që unë të largohesha nga politika. Më thirrën në zyrën e OSBE dhe më thanë që edhe për shkak të moshës…unë atëherë isha mbi 50 vjeç. I dëgjova dhe meqenëse këta e lanë George të flasë në emër të tyre, i them: në Ballkan burrë më të mençur se babën tënd nuk ka pasur. Pse më tha? Sepse i ka thënë grekëve: Zoti mos e lëntë Greqinë në duart e George.

Kjo ndodhi në 98 dhe 2005-2013 ishin vitet më të suksesshme të qeverisjes në këto 30 vite. Këtë debat siç e bëj me ju haptas, e bëra edhe me Enkelejdin, me Gaz Bardhin. Po të ishte në atë zyrë, do e takoja edhe Lul Bashën. Ne nuk përjashtojmë. Por një gjë ka, jam i detyruar të mbroj interesat tuaja. Çdo drejtues duhet të ketë parasysh zgjedhësit dhe anëtarët e PD-së. Ju ftoj të bashkohemi, të vazhdojmë këtë betejë, sa më shpejt të mbushim rrugët dhe sheshet kundër këtij regjimi”, tha Berisha.

Të këshilluara

Tiranë, digjet një makinë e parkuar

Një makinë është djegur plotësisht në Tiranë, mëngjesin e kësaj të shtune. Polocia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në në rrugën “Shefqet Kuka”, është djegu...

14:17

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI