Flash

Policia i zë pritë trafikantëve të drogës në Mirditë, 36 kg kanabis dhe armë

Lapsi.al 22 March 2022
Policia i zë pritë trafikantëve të drogës në

Policia e Lezhës dhe ajo e Mirditës u kanë zënë pritë trafikantëve të drogës afër fshatit Jezull të Mirditës, pasi kishin marrë një informacion se me një makinë po transportonin lëndë narkotike.Oficerët u organizuan sipas planit që hartuan me emrin e koduar “Zmeja”.

Ata e ndalën makinën që dyshonin, një tip “Opel” dhe e kontrolluan. Shofer ishte R.L. dhe pasagjer K.Z. Nuk qe e vështirë të zbulohej se me makinën e tyre po transportonin 10 thasë me kanabis, 36 kg në total.

Policia shkoi për kontroll dhe në shtëpinë e shoferit R.L në fshatin Zall Dardhë të Dibrës, ku i gjeti një kallashnikov, një pistoletë shenjëdhënëse dhe municion luftarak. Si përfundim, të dy u arrestuan: R.L, 28 vjeç, banues në Zall Dardhë të Dibrës dhe K. Z, 28 vjeç, banues në Kamzë, Tiranë.

Por mësohet se nën drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Ata akuzohen për veprat penale ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim dhe "Armëmbajtja pa leje".

Të këshilluara

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI