Flash

“Rrini hani m*t”/ Plas sherri në TV mes Mark Markut dhe Çlirim Gjatës

Lapsi.al 22 March 2022
“Rrini hani m*t”/ Plas sherri në TV mes Mark Markut dhe

Mark Marku dhe Çlirim Gjata janë përplasur ashpër me njëri-tjetrin në emisionin “Opinion” të së hënës ku diskutohej dorëheqja e kreut të Partisë Demokratike Lulzim Basha.

Marku akuzoi Gjatën se ishte armiqësuar me Bashën pasi nuk e kishte bërë deputet, ndërsa ky i fundit e mohoi, por debati degjeneroi dhe zërat u ngritën.

PJESË NGA DEBATI:

Mark Marku: Lufta në PD është bërë për Berishën, që të kthehet Berisha dhe jo për koncepte apo ide.

Çlirim Gjata: Kjo nuk është e vërtetë.

Mark Marku: A ka mundësi të mos ndërhysh mor burrë. Boll! Ti u bëre armik me Bashën vetëm se nuk të bëri deputet...

Çlirim Gjata: Kush unë?

Mark Marku: Ti nuk ke as përgjegjësinë e fjalës.

Çlirim Gjata: Është e pandershme kjo që po bën.

Mark Marku: O Çim se po të flasim për të pandershme di unë si flas. Për punë nderesh...

Çlirim Gjata: Mund t’i thuash mor burrë

Mark Marku: Po, ti. Jo si unë, që dola deputet dhe thashë, kështu siç jeni ju, jeni një m*t dhe ju thashë hajd mirupafshim dhe rrini hani m*tin tuaj tani se unë po iki.

Çlirim Gjata: Të të vijë turp. Je dhe intelektual ti. Ti je banal.

Mark Marku: Nuk kam çfarë kujdesi të kem...

Çlirim Gjata: Po nuk e fyem si person. Kërko falje për atë që the...

Mark Marku: Unë të kërkoj fale ty? Kërkoji falje Zotit që je gjallë! Flet kot…kërkoju falje atyre që u ke dalë përpara…. ©LAPSI.al

Të këshilluara

BE reagon pas dorëheqjes së Lulzim Bashës

Zyra e delegacionit të BE në Tiranë ka reaguar pas dorëheqjes së Kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha. Në një deklaratë thuhet se “e respektojnë vendim...

20:23

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI