Flash

"Të gjithë" tek mbledhja në PD/ Çfarë po kurdis Lulzim Basha sot

Lapsi.al 21 March 2022
"Të gjithë" tek mbledhja në PD/ Çfarë po

Jo vetëm grupin parlamentar, por edhe kryesinë e partisë dhe Kolegjin e Kryetarëve. Lulzim Basha bën një lëvizje të fortë sot.

Ndryshe nga çfarë u paralajmërua më parë, tek mbledhja e orës 5 pasdite sot në selinë blu, Basha nuk mbledh vetëm grupin parlamentar, të cilin e ka haptazi kundër. Kryesia e partisë dhe Kolegji i Kryetarëve do t'i bashkohen, institucione brenda PD-së, sidomos ky i fundit, që shihen si më të afërta me kryetarin e kontestuar.

A do të bëjë Lulzim Basha publik një vendim të rëndësishëm? Nuk ka asnjë informacion për këtë. Nuk dihet ende se çfarë drejtimi do të marrë mbledhja e sotme, por burimet nga selia blu bëjnë të ditur se duke iu referuar numrit të pjesëmarrësve, edhe një shpallje e tillë mund të jetë arsyeja për këtë mbledhje.

Rasti i dytë, edhe pse në pamje të parë më pak i besueshëm nga presioni mbi Bashën, do të ishte një "kurth" që ai do t'i bënte grupit parlamentar dhe anëtarëve kryesisë që i kërkojnë shkarkimin. Megjithatë kaosi mund të jetë qëllimi i vërtetë i Bashës në mbledhjen e sotme. Ballafaqimi i kundërshtarëve të tij me ata që nuk ia veshin publikisht etiketimin si humbës serial zgjedhjesh dhe përgjegjës për çarjen e PD-së.

Kryetarët e degëve të thirrur së fundmi dy herë nga Lulzim Basha kanë kërkuar fillimisht që ai të qëndrojë në krye të partisë dhe në mbledhjen e dytë janë lëkundur në qëndrimin e tyre, duke kërkuar që kryedemokrati të bëjë një hap pas.

Nëse Basha do të bënte vetëm mbledhje kryesie, do ta rrezikonte ta shkarkonin, edhe nëse do të ishte vetëm grupi parlamentar rrezikon shumë. Por duke qenë se është mbledhje shumë e zgjeruar, Basha mund të kërkojë të nxisë debat që të mos prodhohet një vendimmarrje. Kryetarët e degëve akuzuan deputetet se nuk dolën në fushatë dhe Basha mund të dëshirojë që ata të përballen tani. Pra, kjo e sotmja mund të jetë një strategji për të fituar ca ditë më shumë kohë.

Plot dy javë më parë, të shtyrë nga një rezultat zgjedhjesh që shokoi opinionin publik, një pjesë e madhe e deputetëve i kërkuan Bashës të bëjë një hap pas dhe të largohet nga drejtimi i partisë për ti hapur rrugë bashkimit të saj.

Lulzim Basha raportohet se ka bërë gjithçka që të fitojë kohë. Që nga deklaratat evazive në media se është gati të bëjë gjithçka për PD-në, nga mbledhjet e vazhdueshme pas gjashtë marsit, e deri tek sjellja e një eurodeputeti gjerman pranë tij, Elmar Brok, për të negociuar fatin politik të tij.

Lexo më tej: Negociatat/ Ç'po luhet nën rrogoz për fatin e Bashës 

Disa prej deputetëve i vendosën edhe afate Bashës për largimin. Këto afate tashmë kanë kaluar, ndërkohë që të tjerë kanë deklaruar publikisht se në drejtimin e partisë duhet të jetë një emër tjetër, përveç Bashës dhe Sali Berishës.

Duke marrë parasysh se sa kanë zgjatur takimet post-zgjedhore në PD, rezultati i mbledhjes së sotme mund të na rezervohet për orët e vona të darkës. Mbledhjet kanë pasur edhe tensione, si episodi i raportuar i dhunës ndaj Ervin Salianjit. Takimi i sotëm i tejkalon numrat e të pranishmëve të takimeve të mëparshme. Ndoshta edhe lajmet që do prodhojë mbledhja e sotme do të ngrihen proporcionalisht me shifrat e të pranishmëve. Kartat janë të gjitha të hapura...

©LAPSI.AL 

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI