Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në lagjen "Dëshmorët e Kombit" në Berat. Pas një konflikti në familje, motivet e të cilit nuk dihen ende, 66-vjeçari Ramo Sheroku ka goditur disa herë me thikë djalin e tij 32-vjeç Andrea Sheroku, duke i shkaktuar plagë të shumta në trup. I plagosuri është transportuar me ambulancë fillimisht në Repartin e Urgjencës në Spitalin Rajonal të Beratit dhe më pas i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në Repartin e Kirurgjisë. Për shkak të gjendjes së tij të rënduar mjekët e kanë transportuar drejt Spitalit Ushtarak në Tiranë.
Vinicius përjashtohet se i shkuli flokët Saliba, Real fiton me vuajtje: Barça bën tetë në tetë
Barcelona nuk e ndal ecurinë e përsosur në La Liga dhe regjistron fitoren e tetë në tetë ndeshje: vetëm fitore dhe më shumë se katër gola për ndeshje për skuadrën e Flick, e cila mposht Getafen 3-0