Flash

Kujdes! Ndryshon destinacioni për urgjencat Covid në Tiranë

Lapsi.al 21 March 2022
Kujdes! Ndryshon destinacioni për urgjencat Covid në Tiranë

Duke qenë se pas dy ditësh do të nisë puna për projektin e ri të Spitalit Infektiv, nga 23 marsi, urgjencat COVID do të priten në strukturën e ish-urgjencës kirurgjikale në QSUT.

"Informojmë se, duke filluar nga dita e mërkurë, datë 23 Mars, të gjitha urgjencat e Covid-19 do të priten në strukturën ish-urgjencës kirurgjikale në QSUT, e cila tashmë është vendosur në funksion të plotë të urgjencave Covid.

Sa i takon trajtimit të pacientëve me Covid-19, shërbimi do të ofrohet plotësisht në Spitalin Covid3 në QSUT, ku është organizuar shërbimi me stafet mjekësore, pajisjet dhe barnat e materialet mjekësore të nevojshme si dhe janë marrë të gjitha masat për çdo skenar sipas dinamikës së pandemisë përgjatë zbatimit të këtij projekti." - thuhet mes të tjerash në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë. ©LAPSI.AL 

Të këshilluara

Basha mbledh sot grupin parlamentar të PD

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike do të zhvillojë pasditen e sotme një mbledhje. Mësohet se kryedemokrati Lulzim Basha do të mbledhë deputetët e tij në...

11:11

Të shtëna me armë zjarri në Tiranë

Një sherr është shënuar këtë të diel në zonën e Kombinatit në Tiranë, ku janë konfliktuar shtetasi A. Sh 60 vjeç dhe E. G., 43 vjeç. Burime zyrtare të polici...

22:03

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI