Flash

Zbulohen 6 pikat ku po negocion Rusia dhe Ukraina

Lapsi.al 20 March 2022
Zbulohen 6 pikat ku po negocion Rusia dhe Ukraina

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Cavusoglu, i cili po ndërmjetëson bisedimet e paqes midis Ukrainës dhe Rusisë thotë se të dyja palët janë afër një marrëveshjeje.

Cavusoglu i tha agjencisë së lajmeve AFP se "nuk është një gjë e lehtë të negociosh teksa lufta po vazhdon dhe civilët po vriten", por ai shtoi se "sheh që palët janë afër një marrëveshjeje".

Cavusoglu vizitoi Rusinë dhe Ukrainën këtë javë, pasi Turqia ka lidhje të forta me të dy palët.

Ai shtoi se Turqia ishte në kontakt me ekipet negociuese, por refuzoi të fliste për detajet e bisedimeve pasi Turqia luan "një rol të ndershëm ndërmjetësues dhe lehtësues".

Të dyja palët po negociojnë për 6 pika kyçe: Neutraliteti i Ukrainës, çarmatimi dhe garancitë e sigurisë, i ashtuquajturi "denazifikimi" i Ukrainës, heqja e pengesave në përdorimin e gjuhës ruse në Ukrainë, statusi i rajonit separatist të Donbasit dhe atatusi i Krimesë i aneksuar nga Rusia në 2014.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky tha në një video të shtunën se "kjo është koha për t'u takuar, për të biseduar, koha për rinovimin e integritetit territorial dhe drejtësisë për Ukrainën". ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI