Flash

“Ke ikur për lesh”/ Rama përplaset me qytetarët për çmimet

Lapsi.al 20 March 2022
“Ke ikur për lesh”/ Rama përplaset me qytetarët

Kryeministri Edi Rama ka dalë në terren këtë të diel për të parë se si zbatohet vendimi i bordit për përcaktimin e çmimeve të shportës.

Video e publikuar prej tij në rrjetet sociale ka marrë me qindra komente ku nuk mungojnë edhe kritikat. Disave prej tyre Rama u është përgjigjur vetë.

REPLIKAT

Komentues: Ke ikur per lesh Zoti Rama ne baze te rogave duhet te jen dhe cmimet

Edi Rama: Ne komunizem keshtu thuhej, por ne kapitalizem cmimet i vendos tregu, nderkohe qe ne kushtet e nje situate krejt te pazakonshme kur cmimet rriten nga lufta, detyra jone eshte te frenojme abuzimet se vete rritjes se cmimeve nuk ka cfare i ben Shqiperia, kur e tere bota nuk i ben dot asgje!

Komentues: Mire beni qe dilni vet se tregoni vigjilenc, por duhen strukturat ne terren qe te duket tamam prezenca e shtetit!!

Edi Rama: Strukurat e bejne ate pune, ne s'kemi dale te zevendesojme strukturat po te sensibilizojme tregtaret dhe informojme qytetaret per situaten, per masat e per nevojen per solidaritet!

Komentues: Bravo Z.Kryeminister?, une do te isha i mendimit qe buka te peshohet dhe ti vendoset etiketa e peshes siper, sic veprojne supermarketet.

Edi Rama: Mjafton ta kene gramaturen ne listen e cmimeve!

Komentues: Isha shume e bindur qe shteti duhet te nderhynte per ti vene nje tavan cmimeve. Gjurulldine e krijove vete me deklaraten qe bere" jemi ne lufte , cmimet do rriten zgubthi dhe shteti nuk mund te beje nderhyhrje ne tregun e lire ". Here tjeter para se te flasesh mati fjalet sepse njerzeve ju hyn ankthi me mendimin qe nuk ja dalin dot per te jetuar.

Edi Rama: Jam i bindur edhe sot qe nderhyrja e shtetit ne treg per tavane cmimesh eshte nje cmenduri te cilen mund ta justifikoje vetem nje cmenduri me e madhe, sic eshte lufta apo nje krize humanitare dhe po te mos ishim ne lufte, as cmimet nuk do ngriheshin zgupthi as do ishte bere kurresesi nderhyrja qe po bejme! Sa per gjullurdine qe paska krijuar deklarata ime, cmimet u ngriten zgupthi ne tere boten per shkak te luftes dhe vetem shqiponjat qorre e shurdhe te internetit nuk duan t'ia dine per kete fakt, ndersa e verteta nuk matet, po i thuhet popullit sepse po nuk ditem te verteten nuk fitojme dot asnje sfide!

©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI