Flash

Negociatat/ Zelensky heq dorë nga NATO, por Putin nuk bindet

Lapsi.al 15 March 2022
Negociatat/ Zelensky heq dorë nga NATO, por Putin nuk bindet

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy ka pranuar se Ukraina nuk do të bëhet anëtare e NATO-s duke bërë një lëshim të rëndësishëm në ditën kur Kievi u godit nga predha dhe raketa ruse dhe forcat pushtuese shtrënguan kontrollin e saj ndaj kryeqytetit.

“Është e qartë se Ukraina nuk është anëtare e NATO-s; ne e kuptojmë këtë. Për vite me radhë kemi dëgjuar për derën në dukje të hapur, por tashmë kemi dëgjuar që nuk do të hyjmë atje, dhe këto janë të vërteta dhe duhen pranuar” - tha Presidenti ukrainas.

Por për presidentitn rus Valdimir Putini kjo ende nuk mjafton.

"Kievi nuk është serioz për të gjetur një zgjidhje të pranueshme" – citohet ai në një deklaratë të Krelinit.

Edhe këtë të martë vijuan negociatat online mes palëve, por pa rezultat. Grupet negociatore do të flasin sërish të mërkurën. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Merr flakë banesa në Gjirokastër

Është përfshirë nga flakët oxhaku i një banese në lagjen “Blloku i Furrave”, në Gjirokastër. Mesohet se banesa ishte në pronësi të shtetases Barie Lulo, e ci...

20:00

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI